VIDEO/ Atletico shokon në fund Arsenalin. Marseille drejt finales

VIDEO/ Atletico shokon në fund Arsenalin. Marseille drejt finales

23:07, 26/04/2018

Arsenali dhe Atletico e Madridit e mbyllën në një barazim 1-1 sfidën e parë gjysmëfinale mes tyre në Ligën e Europës.

Që në 10 minutat e para, skuadra spanjolle mbeti me 10 lojtarë në fushë, pas 2 kartonëve të verdhë të Vrsaljko, por edhe Simeone u përjashtua nga pankina për protesta ndaj gjyqtarit.

Ndeshja pa gjithë kohës Arsenali dominues, teksa humbi edhe shumë raste shënimi para portës në pjesën e parë.

Me fillimin e të dytës, ishte Lacazette ai që zhbllokoi me kokë. Ekipi i Wenger provoi sërish, por pa gjetur rrugën e rrjetës, deri kur në minutën e 82-të, nga një gafë mes mbrojtësve londinezë, përfitoi Grizman, që nuk fali dhe shënoi golin e barazimit.

Deri në fund nuk pati më raste, dhe takimi u mbyll 1-1, me ekipin që do të kalojë në finale që do të vendoset vetëm në sfidën e kthimit në Spanjë.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Marseille ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së Lionit.

Francezët mundën me shifrat 2-0 në gjysmëfinalen e parë, ekipin e Salzburgut.

Ekipi i Rudi Garsias shënoi nga një gol për secilën pjesë, me Tovin në fillim, më pas dyfishoi N’jie.

Edhe Salzburgu i Valon Berishës pati shanset e veta, por në fund ishte Marseille që arriti këtë rezultat të favorshëm, dhe ndeshjen e kthimit shkon e qetë në Austri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco