Kërcënoi të hidhej nga pallati, Damian Bejko: E paralajmërova Ramën, nuk kam ku t'i çoj fëmijët

Kërcënoi të hidhej nga pallati, Damian Bejko: E paralajmërova Ramën, nuk kam ku t'i çoj fëmijët

12:03, 05/09/2017
A+ Aa A-

Damin Bejko, njëri nga dy vëllezërit që kërcënuan paraditen e sotme të hidheshin nga taraca e pallatit 5 katësh në Durrës pasi përmbarimi u kërkoi të lënë banesat, deklaroi se e kishte njoftuar kryeministrin Rama një ditë më parë për këtë çështje.

Ai zbuloi mesazhin ku ia kishte parashtruar të gjithë problemin e familjes së tij dhe të vëllait, sikundër e apelonte të ndalonte tragjedinë e rradhës.

Damin Bejko tha për oranews: "Mund të ndodhë si te ai prindi i Korçës para 6 muajve, ia kam cilësuar dhe Kryeministrit në mesazh, mund të ndodhë ai veprim. Nuk kam ku t'i çoj dhe shkolloj..fëmijët.. Një fëmijë e kam 4 vjeç dhe tjetrin 13. Po gëzohesha këtë vit që t'i çoja në bankat e shkollës dhe të kopshtit, por këta njerëz nuk më lënë, duan të shkatërrojnë familjet, nuk pyesin për njerëzit e thjeshtë.

Janë bërë avokatë të çështjes dhe mbrojnë pisllëkun, hajdutllëkun, falsifikimin. Çertifikata që zotërojnë zotërinjtë është blerë me para në dorë në korridoret e hipotekës. Është e vërtetuar në gjyq para prokurorit, para gjykatësve.

Gjykatësi Rexhep Bekteshi që në mënyrë të prerë vendosi:Është shkelur vendimi i Gjykatës së Lartë dhe çertifikata ka dalë 6 muaj me vonesë. Çështjen ia kaloi direkt Prokurorisë. Prokuroria fle gjumë. Ne endemi sipër taracave për t'u flijuar.

Në rast se do të ndodhë përsëri ju them jo ky rast, por do jetë edhe më ekstrem. I kam marrë parasysh të gjitha. Derisa unë do të dal në rrugë të madhe me familjen, nuk kam asnjë lloj zgjidhje apo mundësie për strehim, unë do detyrohem të marr një akt të tillë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco