Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

PAMJE TË FRIKSHME/ Lumi Vjosa në Urën e Mifolit, toka bujqësore të përmbytura në Çerven

11:29, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe me prurjet e tanishme të lumit Vjosa në Urën e Mifolit, situata mbetet nën kontroll përsa i përket banesave, të cilat nuk janë përmbytur jashtë shtratit të lumit. Megjithatë, disa sipërfaqe toka bujqësore në fshatin Çerven, të cilat ndodhen brenda shtratit të lumit, janë përmbytur.

Banorët e zonës ndjekin me shqetësim ngritjen e nivelit të ujit, ndërsa autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile monitorojnë situatën 24 orë, duke marrë masa për të shmangur përmbytjen e banesave dhe dëme më të mëdha.

LEXO EDHE: 'Dherat e ndërtimit të ‘Korridorit 8’ mbi lum'/ Shkumbini del nga shtrati, rrezikohet përmbytja e banesave

Ekspertët paralajmërojnë se situata mund të ndryshojë me prurjet e reja që vijnë nga Tepelena dhe Përmeti, ndaj banorët janë të paralajmëruar të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

LEXO EDHE: 'Vjosa në pikë alarmi': Niveli i lumit kalon 7 metra, situata vijon të mbetet…

Pavarësisht shqetësimeve, momentalisht nuk ka nevojë për evakuime, ndërsa prurjet e lumit vijojnë të jenë nën nivelin që mund të shkaktojë katastrofa në zonën e banuar.

Pamjet nga ura e Mifolit dhe fshati Çerven tregojnë gjendjen e ujit dhe sipërfaqet e përmbytura të tokave bujqësore, duke u shndërruar në një paralajmërim vizual për banorët dhe autoritetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco