Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

'Vjosa në pikë alarmi': Niveli i lumit kalon 7 metra, situata vijon të mbetet…

'Vjosa në pikë alarmi': Niveli i lumit kalon 7 metra, situata vijon të mbetet…

10:56, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka inspektuar në terren situatën në urën e Mifolit, ndërsa niveli i prurjeve në këtë zonë ka arritur 7 metra. Parashikimet tregojnë se prurjet nga Tepelena dhe Përmeti mund të arrijnë pikun gjatë mesditës, duke rritur rrezikun për banesat dhe tokat bujqësore përreth.

Në disa zona, lumenjtë dhe përrenjtë janë tejmbushur dhe niveli i tyre ka arritur pranë pikës së alarmit, duke krijuar rrezik të shtuar për tokat bujqësore dhe infrastrukturën rrugore.

Ekipet e emergjencës janë në terren, ndërsa autoritetet apelojnë që qytetarët të shmangin brigjet e lumenjve dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.

Situata mbetet e paqëndrueshme në disa qarqe, dhe monitorimi vazhdon gjatë gjithë ditës për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

"Prej më shumë se 24 orësh, niveli aktualisht është në pikë alarmi, 7.1 metra, çka krijon një rrezik të shtuar. Duhet të theksohet se situata po monitorohet nga prurjet që vijnë nga Vjosa, nga Tepelena dhe Përmeti.

Prurjet janë vëzhguar gjatë gjithë natës, me intensitet të lartë edhe në zonën tonë. Ka pasur një rënie të prurjeve në Tepelene dhe Përmet, megjithatë ekosistemi është i tejmbushur dhe pritet të mbajë stabilitet për të mos kaluar parametrat që mund të shkaktojnë përmbytje pranë Vjosës.

Bazuar në historikun dhe monitorimin e ekspertëve dhe specialistëve që kanë përvojë në këto situata, pritet që të ketë një situatë të kontrolluar, por rreziku mbetet. Historiku është i qartë: në rast të daljes nga shtrati, do të ketë evakuime të banorëve, dhe për këtë janë marrë të gjitha masat.

Apeli është i qartë për të gjithë banorët përgjatë rrjedhës së lumit: përpara gjithçkaje është jeta e qytetarëve,” tha Çako.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco