SYRI TV/ Shpopullimi i veriut në shifra alarmante, në 10 vite veriu humb ¼ e popullsisë

14:54, 16/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Gjatë qeverisjes socialiste, popullsia e qarqeve te veriut është tkurrur me 1/ 4 e saj si pasojë e shpopullimit nga emigracioni dhe mungesës së kushteve ekonomike. Sipas INSTAT,  në 10 vitet e fundit, Shkodra shënoi humbje drastike me 50 mije persona me pak, e ndjekur nga Kukësi, Lezha dhe Dibra. Të rinjtë nga veriu i vendit kanë emigruar kryesisht drejt Britanisë së Madhe në kërkim të kushteve më të mira jetese. Ndërsa në rang kombëtar, nga vitit 2016 deri ne 2026, Shqipëria ka humbur rreth 387 mijë banorë, ose 14.23% të popullsisë.”

Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një zbrazje të fortë të popullsisë në dekadën e fundit për shkak të përshpejtimit të një cikli të emigracionit jashtë vendit. Gjate qeverisjes se Edi Ramës, në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë. Për shkak të mungesës së investimeve dhe kushteve për punësim, rinia në qytetet veriore është larguar për në emigracion për kushte me të mira jetese.

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se gjatë dhjetëvjeçarit të fundit 2016–2026, Shkodra shënoi rënien më drastike në rang kombëtar me një humbje prej 25.58% të banorëve të saj, me mbi 50 mijë persona më pak në këtë qark. Pas saj renditet Kukësi, i cili ka humbur 24.78% të popullsisë gjatë dekadës së fundit nga emigracionin i fortë i të rinjve në Britaninë e Madhe. Lezha gjithashtu paraqet një situatë thuajse identike shkruan Monitor me një tkurrje prej 24.11%, duke dëshmuar se i gjithë brezi verior bregdetar dhe fushor po përballet me ikje masive.

Në të njëjtën linjë shqetësuese ndodhet edhe qarku i Dibrës, i cili ka regjistruar një rënie prej 22.49% të numrit të përgjithshëm të popullsisë së tij. Të dhënat zyrtare tregojnë se katër qarqet kryesore të veriut po humbasin me shpejtësi popullsinë në krahasim me te tjerat. Fenomeni nuk kufizohet vetëm në veri. Fieri, Korça, Gjirokastra dhe Elbasani kanë regjistruar humbje të ngjashme, duke vështirësuar ruajtjen e shërbimeve bazë. Në rang kombëtar, Shqipëria ka humbur rreth 387 mijë banorë, ose 14.23% të popullsisë.” Kryeqyteti është i vetmi qark që ka shënuar një rritje modeste prej 1.25%, si rezultat i emigracionit të brendshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco