“Dita kulturore e Selitës” është zhvilluar për vitin e katërt rresht. E konceptuar si një festë që prezanton Kulturën , traditën dhe historinë e Selitës të shpopulluar masivisht gjatë viteve të fundit,ky aktivitet bëri bashkë banorë, ish-banorë të zonës dhe shumë të ftuar të tjerë.
Syri tv
Kultura, tradita dhe historia e Selitës në Mirditë u prezantuan përmes një aktiviteti muziko-letrar të titulluar “Dita Kulturore e Selitës”. Ky organizim, që vjen për të katërtin vit radhazi dhe është konceptuar si një festë në vendlindje, e cila është shpopulluar masivisht gjatë viteve të fundit, bëri bashkë banorë, ish-banorë të kësaj zone dhe shumë të ftuar, të cilët u njohën nga afër me potencialin turistik dhe kulturor të Selitës.
Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, tha se organizimi i aktiviteteve të tilla është mënyra më e mirë për t’i rikthyer dhe bërë bashkë banorët në Mirditë.
Dita Kulturore e Selitës përkoi me festën e Shna Ndout, ku në kishën me të njëjtin emër u mbajt edhe mesha e shenjtë, e udhëhequr nga Dom Gjergj Meta, duke i dhënë organizimit një dimension të veçantë shpirtëror.
© SYRI.net