Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Shtrëngata shiu, shkarkesa elektrike e breshër/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 12 qershor 2026

Shtrëngata shiu, shkarkesa elektrike e breshër/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 12 qershor 2026

07:15, 12/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të dendura të cilat pas orëve të mesditës do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensite të ulët, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Gjatë ditës reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente të herëpashershme por me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit si dhe në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 15 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco