Lajmi i fundit

LIVE/ Sot seanca plenare, vijon protesta qytetare kunder Ramës dhe qeverisë së tij

Maturantët nisin sot aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve

Maturantët nisin sot aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve

09:50, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Maturantët në të gjithë vendin plotësojnë sot formularin A2 në portalin U-Albania, duke nisur zyrtarisht procesin e aplikimit për pranimin në universitetet e vendit. Çdo aplikant ka të drejtë të përzgjedhë deri në 10 programe studimi sipas preferencës, ndërsa paraprakisht duhet të kryejë pagesën prej 2 mijë lekësh në një bankë të nivelit të dytë. Për herë të parë, këtë vit fatura e pagesës mund të ngarkohet online në platformën U-Albania.

Për vitin e ri akademik, universitetet kanë propozuar 60 programe të reja studimi, duke zgjeruar ofertën për maturantët. Megjithatë, për degët më të kërkuara pritet konkurrencë e lartë, ndërsa kuotat mund të plotësohen që në raundin e parë të pranimeve.

Procesi i aplikimit do të qëndrojë i hapur deri më 1 gusht. Pas regjistrimit në programin fitues, maturantët kanë të drejtë të çregjistrohen brenda dy ditëve në fund të çdo raundi, duke ruajtur mundësinë për të vijuar garën në fazat pasuese të pranimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco