Rruga e vjetër e Bërdicës, pjesë e aksit të vjetër Shkodër–Velipojë, vijon të përballet me probleme të shumta infrastrukturore. Ky segment rrugor, që lidh hyrjen e Bërdicës me zonat përreth, pas ndërtimit të aksit të ri rrugor ka mbetur i lënë pas dore.
Dëmtimet në asfalt janë të shumta, me gropa dhe pjesë të degraduara që e bëjnë qarkullimin të vështirë dhe të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët. Krahas gjendjes së rrugës, mungesa e sinjalistikës e përkeqëson më tej situatën.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje nga pushteti lokal për mirëmbajtjen e këtij segmenti rrugor.
Në sezonin e verës, me shtimin e qarkullimit, krahas rrugës së re të Velipojës, edhe në rrugën e vjetër të Bërdicës vihet re një shtim i lëvizjeve të automjeteve, duke rritur nevojën për ndërhyrje në mirëmbajtjen e saj.
© SYRI.net