Ja parashikimi i motit për sot në vend, temperaturat arrijnë deri në 34 gradë Celsius

Ja parashikimi i motit për sot në vend, temperaturat arrijnë deri në 34 gradë Celsius

08:07, 25/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqipëria do të jetë këtë të shtunë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe kushte të favorshme atmosferike në të gjithë territorin.

Sa i përket temperaturave, vlerat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius, kryesisht në zonat e Tiranës, Elbasanit dhe Beratit.

Gjatë gjithë ditës do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Në zonat bregdetare, herë pas here, era pritet të forcohet deri në 14 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco