Radhët e gjata në Poliklinikën e Shkodrës po kthehen në një problem të përditshëm për pacientët. Mungesa e një sistemi elektronik për menaxhimin e radhës sjell pritje me orë dhe tensione mes qytetarëve për të kryer vizitat me mjekët. Pacientët kërkojnë zgjidhje për të shmangur kaosin dhe për të marrë shërbim në kohë.
Të moshuar dhe të sëmurë presin çdo ditë me orë të tëra në radhë në Poliklinikën e Shkodrës për të kryer vizitat me mjekët specialistë.
Mungesa e një sistemi elektronik për menaxhimin e radhës ka krijuar pritje të gjata dhe, në disa raste, debate mes qytetarëve. Pak javë më parë, një konflikt i nisur në radhë përfundoi me plagosjen e një personi.
Qytetarët kërkojnë vendosjen e një sistemi elektronik me numra, për të shmangur kaosin dhe për të lehtësuar shërbimin, sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët.
Radhët e gjata mbeten një shqetësim i përditshëm si për pacientët, ashtu edhe për mjekët specialistë.
© SYRI.net