Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, kontribues në studimin e trashëgimisë kulturore shqiptare

Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, kontribues në studimin e trashëgimisë kulturore shqiptare

13:30, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

ËshtĂ« ndarĂ« nga jeta nĂ« moshĂ«n 89-vjeçare akademiku Emin Riza, njĂ« prej studiuesve mĂ« tĂ« njohur shqiptarĂ« nĂ« fushĂ«n e trashĂ«gimisĂ« kulturore dhe arkitekturĂ«s tradicionale.

I lindur më 3 korrik 1937 në Shkodër, Emin Riza i kushtoi një jetë të tërë studimit, dokumentimit dhe mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë materiale shqiptare. Për dekada me radhë ai shërbeu si studiues, pedagog dhe specialist pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, duke lënë një kontribut të rëndësishëm në njohjen dhe ruajtjen e monumenteve dhe ndërtimeve tradicionale.

NdĂ«r veprat e tij mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme janĂ« studimi “Qyteti–Muze i GjirokastrĂ«s” (1980), njĂ« nga punimet themelore mbi trashĂ«giminĂ« ndĂ«rtimore tĂ« kĂ«tij qyteti historik, si dhe monografia “Banesa shqiptare me qoshk” (2018), botuar nga Akademia e Shkencave, ku trajtohen tipologjitĂ« e banesave popullore shqiptare dhe vlerat e tyre arkitektonike.

Akademik Riza ishte autor i 16 monografive, pesë prej të cilave në bashkëpunim me studiues të tjerë, si dhe i 134 artikujve shkencorë të botuar në revista të specializuara, ku trajtoi tema mbi arkitekturën popullore, strukturat ndërtimore dhe qytetet historike shqiptare.

Ai ka mbajtur gjithashtu rolin e kryeredaktorit tĂ« revistave shkencore “Studia Albanica” dhe “Monumentet”, duke kontribuar nĂ« promovimin e kĂ«rkimit shkencor mbi trashĂ«giminĂ« kulturore.

Një prej kontributeve më të rëndësishme të Emin Rizës ishte angazhimi në hartimin e kuadrit ligjor për trashëgiminë kulturore, si dhe drejtimi i grupit të punës për përgatitjen e dosjeve të Gjirokastrës dhe Beratit për UNESCO-n, duke ndihmuar në përfshirjen e tyre në Listën e Trashëgimisë Botërore.

PĂ«r punĂ«n e tij tĂ« jashtĂ«zakonshme, ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i GjirokastrĂ«s dhe Beratit, ndĂ«rsa ishte edhe anĂ«tar i jashtĂ«m i AkademisĂ« sĂ« Shkencave dhe Arteve tĂ« KosovĂ«s.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Komisioni i Përhershëm i Trashëgimisë Kulturore kanë shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë, komunitetin akademik dhe të gjithë bashkëpunëtorët e akademik Emin Rizës, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe njerëzore dhe shkencore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco