Stuhia vijon, ndalohet çdo dalje në det, paralajmërimi i Kapitenerisë së Sarandës

Stuhia vijon, ndalohet çdo dalje në det, paralajmërimi i Kapitenerisë së Sarandës

12:52, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimin përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.

Ky ndalim hyn në fuqi nga data 23/08/2025, ora 06:00, dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë.

Kapiteneria e Sarandës u kërkon të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese se mosrespektimi i këtij urdhri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco