Shikoni dëmet nga stuhia në Sarandë, pema zë poshtë 3 makina, 3 të lënduar

08:24, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qyteti bregdetar i Sarandës u përfshi nga një stuhi me shi të dendur e erë të fortë mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar dëme material ndërsa 3 qytetarë u paraqitën në spital për të marrë ndihmën e shpejtë.

Rrëzimi i pemëve shkaktoi bllokim të disa rrugëve, edhe tek bizneset përgjatë shetitores u krijuan probleme.

Në rrugën përballë stadiumit një pishë u rrëzua dhe dëmtoi 3 mjete.

 Sipas informacioneve nga urgjenca e qytetit mësohet se tre shtetas kanë shkuar në spital të plagosur nga thyerja e xhamave si rrjedhojë e stuhisë.  Pas ndihmës të marrë në spital janë larguar në banesat e tyre.

Ndërkohë dëmet janë të dukshme edhe sot në mëngjes. Stuhia ka dëmtuar lulishten ‘Miqësia’. Në disa zona në qytet kalimi është vështirësuar për shkak të pemëve dhe degëve të rrëzuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco