Pas përfundimit të intervalit të pezullimit të lëvizjes, ka nisur kalimi i mjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës drejt Greqisë.
Dhjetëra automjete të vogla, autobusë dhe kamionë kishin krijuar radhë të gjata në anën shqiptare të kufirit, në pritje të hapjes së pikës kufitare greke dhe rifillimit të qarkullimit.
Menjëherë pas rikthimit të lëvizjes, autoritetet kufitare kanë nisur procedurat e kontrollit, ndërsa radha vijon të jetë e konsiderueshme për shkak të fluksit të krijuar gjatë orëve të bllokimit.
Pezullimi i lëvizjes u shkaktua nga greva e punonjësve të doganës greke. Dy ditë më parë ishte njoftuar se këtë të hënë, nga ora 05:00 deri në orën 09:00 të mëngjesit, pika kufitare do të ishte e bllokuar për shkak të protestës së punonjësve doganorë.
Pas përfundimit të grevës, kalimi në Kapshticë ka rifilluar, me përparësi për automjetet e vogla dhe autobusët, ndërsa përpunimi i mjeteve vijon sipas fluksit të krijuar.
© SYRI.net