Lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës vijon normalisht, pa probleme dhe pa krijuar radhë të gjata për qytetarët që udhëtojnë drejt Greqisë apo në kthim.
Aktualisht, në anën shqiptare punohet me 2 sportele në dalje dhe 1 sportel në hyrje, ndërsa edhe në doganën greke nuk raportohet për pritje.
LEXO EDHE: Greva e doganierëve grekë bllokon lëvizjen në Kakavijë, qytetarët në pritje të hapjes së kufirit
Në anën greke, për përpunimin e mjeteve që hyjnë në territorin grek janë në funksion 3 sportele, duke bërë të mundur një qarkullim normal të automjeteve.
Autoritetet vijojnë monitorimin e fluksit në pikën kufitare, ndërsa lëvizja paraqitet e qetë pas normalizimit të situatës.
© SYRI.net