Përdorues të shumtë po raportojnë probleme me Facebook, Messenger dhe WhatsApp.
Sipas raportimeve, aplikacionet nuk po hapen normalisht, ndërsa dërgimi dhe marrja e mesazheve është ndërprerë për shumë përdorues.
Problemet janë raportuar nga shumë përdorues, ku po haset vështirësi në aksesimin e platformave të Meta-s.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar për shkakun e ndërprerjes apo kohën e rikthimit të shërbimeve.
Facebook ka pësuar një ndërprerje të madhe të shërbimit, në atë që duket të jetë një problematikë e gjerë teknike.
Edhe faqja e internetit e Instagramit, ka shfaqur gjithashtu probleme.
Përdoruesit janë nxjerrë automatikisht nga llogaritë e tyre dhe nuk kanë mundur të rikyçen. Në vend të kësaj, atyre u është shfaqur një mesazh gabimi që njoftonte se “ka ndodhur një gabim i papritur”.
Edhe faqja kryesore e Facebook shfaqte një mesazh të ngjashëm gabimi. Vizitorët informoheshin se “diçka nuk shkoi siç duhet” dhe se kompania “po punon për zgjidhjen e problemit dhe do ta rregullojë sa më shpejt të jetë e mundur”.
© SYRI.net