SYRI TV/ Banorët që preken nga TID në protestë para Bashkisë së Durrësit, kërkojnë anulimin e projektit

21:47, 12/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Banorët që kundërshtojnë projektin TID në Durrës u mblodhën sërish para Bashkisë së qytetit bregdetar, duke kundërshtuar projektin që prek banesat e tyre. Sipas tyre ky është një projekt korruptiv dhe i njëanshëm, teksa deklaruan se protestat e tyre nuk do të ndalen.

 Banorët që preken nga projekti TID kanë dalë sërish në protestë para Bashkisë së Durrësit për banesat dhe pronat e tyre. Protesta u zhvillua para mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak, si formë për të sensibilizuar këshilltarët vendorë për të reaguar dhe për t’i mbështetur në kauzën e tyre.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër projektit, protestuesit kërkuan anulimin e tij dhe shfuqizimin e të gjitha vendimeve që lidhen me zbatimin e tij. Sipas tyre, projekti cenon pronat e banorëve dhe duhet të ndalet.

Projekti TID parashikon transformimin e qendrës historike të Durrësit, përfshirë edhe bulevardin “Epidamn”, një nga zonat më të vjetra dhe më të frekuentuara të qytetit. Ndërkohë banorët pretendojnë se po bëhen  favorizimet ndaj banorëve dhe subjekteve të caktuar në lidhje me pushtetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco