Pelegrinazh i madh në Kishën e Shën Antonit të Padovës në prag të 13 qershorit

Pelegrinazh i madh në Kishën e Shën Antonit të Padovës në prag të 13 qershorit

08:12, 13/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në vazhdën e 13 të martave të shenjta, Kisha e Shën Antonit të Padovës ka pritur mbrëmjen e kësaj të enjteje një numër të madh besimtarësh, të cilët janë mbledhur për të kaluar natën kulmore të pelegrinazhit tradicional.

Gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes, besimtarë nga qytete të ndryshme të vendit, si edhe nga diaspora, i janë bashkuar ritualeve dhe lutjeve të organizuara në prag të 13 qershorit, datë që shënon kulmin e festimeve kushtuar Shna Ndout.

Besimtarët kanë shprehur lutjet e tyre për shëndetin dhe mirëqenien e familjeve, si edhe për mbarë popullin, duke e konsideruar këtë vend të shenjtë si një hapësirë të rëndësishme shpirtërore për të gjithë.

Atmosfera përgjatë mbrëmjes është karakterizuar nga pjesëmarrja e lartë dhe një qetësi e veçantë, tipike për këtë traditë të kahershme fetare, e cila çdo vit mbledh mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco