Një situatë shqetësuese mjedisore është denoncuar në fshatin Psar, në Bashkinë e Këlcyrës, ku dhjetëra krerë bagëti të ngordhura janë hedhur në përroin e fshatit, duke shkaktuar ndotje të rëndë dhe shqetësim për banorët.
Trupat e bagëtive të ngordhura krijojnë rrezik jo vetëm për ndotjen e mjedisit, por edhe përhapjen e infeksioneve. Deri tani nuk ka asnjë reagimin nga institucionet shtetërore, informon gazetarja e Syrit, Sidorela Xhomaqi.
© SYRI.net