SYRI TV/ 80 vjeç por nuk e ndal punën, Sulejman Harari: Keqardhja, fëmijët ikën në emigrim

18:06, 21/04/2024
A+ Aa A-

Në moshë të thyer por nuk e lë asnjë ditë punën. Kjo është historia e Sulejman Hararit, 80-vjeçari nga fshati Tregan që punon si Marangoz. Ai tregon me keqardhje që edhe pse fëmijët e tij e trashëguan profesionin, janë detyruar të ikin në emigrim.

SYRI TV

Sulejman Harari 80 vjeçar në zonën e Treganit prej gati 45 vitesh ushtron profesionin e tij si marangoz në Llixha.

Këtë zanat ai ua ka trashëguar edhe bijve të tij por për shkaqe të ndryshme ata janë detyruar të emigrojnë duke e braktisur profesionin e trashëguar nga babai.

Edhe pse në moshë të thyer ai pasioni e shtyn që asnjë ditë mos ta lërë punën e tij.

Një ndër problemet më të mëdha për marangozët është rritja tej mase e çmimit të drurit, shprehet Sulejmani i cili për këtë fakt është detyruar që punishten ku punonte dyer e mobilje ta kthente në një punishte për enë të vogla kuzhine të cilat pëlqehen mjaft nga turistët në sezonin kurativ të llixhave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco