Fshati Xhyherinë drejt boshatisjes, nga 200 familje sot vetëm 50

14:33, 20/04/2024
A+ Aa A-

Në pesë vitet e fundit fshati Xhyherie në Vlorë ka pësuar deri në përgjysmim të banorëve. Të mbeturit ende tregojnë se në fshat nuk ofrohen më shërbime, teksa shqetësimi kryesor është mungesa e ujit të pijshëm.

Vetëm 7 kilometër larg qytetit bregdetar, ndodhet fshati Xhyherinë. Qetësia mbizotëron në këtë fshat, ku sot jetojnë vetëm 50 familje dhe pjesa më e madhe e banorëve janë të moshuar.

Banorët shprehen se të rinjtë janë larguar për shkak të mungesës së mundësive të punësimit dhe kushteve të vështira të jetesës sepse në fshat edhe furnizimi me ujë të pijshëm mungon.

Në Xhyherinë të Vlorës, kanë jetuar rreth 1000 banorë. Në periudhën e një 5-vjecari popullësia në këtë fshat është tkurrur në një masë të konsiderueshme. Pamjet flasin vet për boshatisjen e këtij fshati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco