Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

SYRI TV/ Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, falja e namazit në Sheshin 'Skënderbej'

14:11, 10/04/2024
A+ Aa A-

Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin, i dhanë fund muajit të shenjtë të Ramazanit, me faljen e përbashkët të Fitër Bajramit. Në Tiranë, qindra mijëra njerëz u falën në sheshin “Skënderbej”. Teksa uroi besimtarët në fjalën para tyre, kreu i KMSH Bujar Spahiu foli edhe për fenomenet sociale si emigrimi masiv i të rinjve dhe rënia e lindshmërisë. Ai bëri thirrje për të ndalur këto fenomene dhe forcimin e familjes. Falja e namazit të Fitër Bajramit u zhvillua edhe në qytete të tjera të vendit.

Nga SYRI TV

Qindra mijëra besimtarë myslimanë falën namazin e Fitër Bajramit në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke përmbyllur muajin e madhërishëm të Agjërimit.

Falja tradicionale e Fitër Bajramit nisi rreth orës 6:30 minuta, ku klerikë myslimanë fillimisht kanë lexuar Kuran e mbajtur ligjërata fetare. Më pas, nën drejtimin e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, besimtarët myslimanë falën së bashku Fitër Bajramin i njohur ndryshe edhe si “Bajram i Madh”.

Në fjalën e tij para besimtarëve, kreu i KMSH Bujar Spahiu veç mesazheve fetare, përcolli edhe disa mesazhe sociale. Ai u bëri thirrje të mos braktisin vendin duke kërkuar forcim të familjes, e cila po rrezikohet nga shumë faktorë.

Urimet nuk kanë munguar as nga besimtarët, të cilët janë lutur për agjërim të pranuar.

Kjo është një nga dy festat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë. Për 30 ditë, besimtarët mbajtën agjërimin, i cili është një muaj ku myslimanët privohen nga ushqimi nga lindja deri në perëndim të diellit, ndërsa shtojnë lutjet dhe faljet duke rritur adhurimin.

Edhe në qytete të tjera të vendit, u fal Fitër Bajrami, ku besimtarët i dhanë fund sakrificës së agjërimit përgjatë një muaji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco