Konvikte pa asnjë mensë publike, aktivisti: Kërkesat e studentëve janë hedhur në kosh duke ja lënë fajin postës

11:05, 09/04/2024
A+ Aa A-

20 mensa dhe “Fast Food”-e private ndodhen në brendësi dhe rreth Qytetit Studenti.

Mungesa e një mense publike në zonën që pret studentë nga të gjitha rrethet e vendit, ka bërë që të lulëzojnë bizneset private.

E vetmja mensë publike u privatizua në 2011 duke u kthyer një lokal për lojërat e fatit asokohe, hapësira e ka ndryshuar funksionin, ndërsa sot i shërben një universiteti privat.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto” aktivisti Aurel Kujtimi u shpreh se të gjitha email-et drejtuar rezidencës lidhur me këtë problematike, janë hedhur në kosh, me pretendimin se kërkesat nuk ishin dërguar nga posta, duke i lënë mijëra studentë në harresë.

Pjesë nga deklarata:

“Unë kam qenë vetë një banor i ‘Qytet Studenti’ dhe duke u nisur dhe nga ankesat e studentëve të tjerë që nuk ka kushte atje, edhe pse tarifa studentëve ju merrej, qeveria dhe bashkia jepte fonde për rikostruksione , lindi dëshira për të investiguar se çfarë bëhet nga këto lekë.

Kam bërë ato mesazhet dhe email-et drejtuar rezidencës qe nuk na kthenin përgjigjet dhe këto i morëm nga ‘Komisioneri për të Drejtën e Informimit’ sepse nuk kthenin përgjigje.

Madje ndodhej që në disa raste hidheshin në kosh kërkesat duke na thënë se nuk na kanë ardhur nga posta. Mensat sociale mungojnë, kane qenë dikur po se si janë zhdukur se si janë marrë pronat duke u kthyer nga publike ne private, nuk e di.

Këtu në Shqipëri ndodh çdo gjë, mensa i kalon privatit dhe janë kthyer në fast-food, është kthyer mensa në restorant dhe nuk ka më një mensë sociale që ta reduktojë tarifën.

Çmimet janë rritur, nuk ka as kushte as aktivitete sportive që të kalojnë kohën e lirë, praktikisht je i përjashtuar nga të gjitha.

Kur u bënë publike ‘database’ rezultuan se në qytete studenti janë të punësuar rreth 377 studentë, nga ky 54 janë pastrues, 11 rroga shkojnë  për hidraulikë, 20 punonjës në lavanderi (lajnë rrobat në një vend me lagështirë) teknikë telefonash më rrogë në QS, dhe nënpunojës social diku të 11 veta, po unë nuk i kam parë kurrë me thënë të drejtën.

Klea Sula/ Syri.net

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco