SYRI TV/ Mjalti shqiptar nuk shitet në BE, mungon çertifikimi. Apeli i bletërritësve

14:22, 07/04/2024
A+ Aa A-

Një nga më të mirët në botë, por mjalti shqiptar sipas bletërritësve nuk mund të shitet në Bashkimin Europian për shkak se nuk është i çertifikuar. Mungesa e një laboratori për çertikim dhe mungesa e pikave të grumbullimit për mjaltin, bën që shumë nga bletërritësit në Shqipëri të përballen me vështirësi në përfitimin e subvencioneve nga shteti dhe shitjen e produkteve të mjaltit në tregjet europiane.

Në parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier, gjendet kjo fermë bletësh. Janë rreth 500 koshere bletësh, të bletërritësit Ferdinand Muskaj, i cili prej dekadash i është përkushtuar këti profesioni.

Teksa bletaria është futur në skemat e subvencionimit, sipas Ferdinandit, problemi kryesor është mungesa e çertifikimit të mjaltit shqiptar, gjë që krijon pengesa për shitjen në vendet e Bashkimit Europian.

Ai kërkon që ministria të ndërtojë një laboratorë për këtë qëllim.

Bletërritësi nga Fieri shprehet se mjalti shqiptar, për shkak të shumëllojshmërisë së luleve, është një nga më të mirët në botë, ndaj apelon që shteti të ndërhyjë për ta bërë këtë produkt një brenda made in Albania.

Këtë vit, Ministria e Bujqësisë i ka nxitur bletërritësit të formojnë koperativa për të përfituar subvencionimin e plotë prej 1000 mijë lekë për koshere blete, por kjo skemë ende nuk funksionon për shkak të pengesave të më sipërme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco