SYRI TV/ Kukës, bien shitjet në tregun e bagëtive, tregtarët: S`ka shitje, shkak shpopullimi

14:10, 07/04/2024
A+ Aa A-

Varfëria, çmimet e larta dhe shpopullimi, po çojnë drejt falimentimit blegtorët e veriut të vendit.  Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga festa e Fitër Bajramit, në këtë treg duket se më shumë ka vizitorë sesa blerës. Shitësit por dhe blerësit, tregojnë situatën e rënduar të ekonomisë së familjeve kukësiane.

Nga Syri TV

Tregu i gjësë së gjallë në Kukës, duket se nuk ka më blerës as për festa….

Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga festa e Fitër Bajramit, në këtë treg duket se më shumë ka vizitorë sesa blerës. Varfëria në shumë familje kuksiane, çmimet e larta të bagëtive, që lidhet me koston e mbarështimit të tyre, po shkaktojnë rënien e fuqisë blerëse në këtë treg.

Nga ana tjetër fermerët që kanë sjell bagëtit e tyre thonë se tregu është dobët kjo për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe largimeve të shumta të popullsisë.

Edhe pse produktet e mishit të zonës së Kukësit dhe Hasit janë me cilësi të lartë për shkak të pozitës gjeografike, duket se me këto ritme dhe kushte nuk do të jetë e largët dita kur nuk do të ketë me bagëti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco