Në Univers City, qytetin e 16 mijë banorëve nis jeta

Në Univers City, qytetin e 16 mijë banorëve nis jeta

15:04, 29/03/2024
A+ Aa A-

Kërkesa për shërbime, kthim i shpejtë investimi

Tirana po përjeton zhvillime urbane të vrullshme të periferisë së saj. Jetesa pranë kryeqytetit dhe njëherësh larg zhurmës së tij është një tendencë që po përqafohet veçanërisht nga familjet e reja që zgjedhjen e tyre e bazojnë edhe në ekzistencën e shërbimeve dhe faciliteteve pranë vendbanimit. Kjo tendencë e tregut qëndron edhe në themel të modelit të Univers City, kompleksit rezidencial që bashkon çmimet shumë të arsyeshme me standardin e ndërtimit dhe jetesën komunitare. Afërsisht 15.000 m2 gjelbërim e sipërfaqe rekreative, parku qendror më i madhi në një kompleks banimi, plotësisht funksional, tre fusha të mëdha sportive e disa kënde lojërash, do të jenë streha e rreth 1000 fëmijëve. Këtyre ambienteve i bashkohen edhe qendra shëndetësore publike, shkolla, çerdhja dhe kopshti publik të cilët janë në prag përfundimi.

Jetesa në periferi, tendenca e momentit

Jetesa në periferi po rezulton një zgjedhje komode. Në përfundim të tij, Univers City do të strehojë rreth 16 mijë banorë. Tashmë prej disa muajsh, banorët e parë kanë nisur jetën brenda kompleksit dhe pritet që brenda vitit të shtohen edhe qindra familje të tjera. Një rrjet prej më shumë se 100 njësi shërbimi me shtrirje në të gjithë kompleksin do të mbulojnë nevojat për të gjitha llojet e shërbimeve nga bare e restorante, shërbime utilitare, farmaci, zyra etj. Suksesi i Univers City-t qëndron tek projektimi pas një studim të tregut dhe kërkesës së konsumatorëve për të patur shërbimet pranë vendbanimit. Ai sjell një konceptim të ri si një hapësirë multifunksionale banimi dhe shërbimesh dhe është i pari kompleks banimi me konceptin e qytetit brenda qytetit ku gjen gjithçka. Familjet e reja veçanërisht kanë gjetur tek Univers City çdo lehtësi për një jetesë komode, siguri 24/7 dhe administrin nga kompani të specializuara. 

Kthim i shpejtë i investimit

Investimi në zonat periferike, që përfshin qira afatgjata apo ditore dhe rishitje, po rezulton jo vetëm investimi i duhur, por edhe fitimprurës në afat relativisht të shpejtë. Rritja e vlerës së pronës sipas vlerësimeve të tregut është dyfishuar në pak vite. Zhvillimi i shpejtë urban i zonës periferike ka bërë që edhe kthimi i investimit nga qiraja apo rishitja të jetë i lartë, madje edhe më i lartë krahasuar me Tiranën. Norma e qirasë është rritur sërish në dy muajt e fundit të 2023-it, sipas Bankës së Shqipërisë. Vlerësimet e tregut tregojnë se qiratë mujore të apartamenteve në zonën e autostradës Tiranë-Durrës variojnë nga 350 në 430€. Ndërsa për njësitë e shërbimit në zonat perifrike nga 500 deri në 790€ në muaj. Tendencën në rritje e tregon edhe indeksi i Numbeo, platforma më e madhe globale online e të dhënave. Sipas këtij indeksi, në vitin 2024, treguesi i të ardhurave nga qiraja (në raport me vlerën e pronës) është 5.4% për zonat periferike të Tiranës kundrejt 4,4% në qendër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco