Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Studentët e arteve letër Ramës për TKOB/ Gazetarja e kulturës: Ky ngërç ka nisur prej kohësh, teatri po i mbyll dyert studentëve

11:07, 28/03/2024
A+ Aa A-

Studentët e Universitetit të Arteve i janë drejtuar përmes një letrës Ministrit të Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Goxhes dhe kryeministrit Edi Rama ngase ndihen të përjashtuar dhe të diskriminuar nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit.

Për letrën dërguar institucioneve ka reaguar edhe Opera ,që nënvijëzon se pakti me UA nuk ka qënë aktiv për faj të Arteve. 

E ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ gazetarja e kulturës Egla Xhemalaj, u shpreh se ky ngërç ka nisur prej kohësh dhe përmes kësaj letre të drejtuar kryeministrit Rama, studentët i kujtojnë se marrëveshja e vitit 2019 është shkelur dhe TOB ka asgjësuar të gjitha kontaktët me studentët.

Egla Xhemalaj:

“Këshilli studentor i Arteve në Tiranë është shprehur se ndihen të përjashtuar dhe të diskriminuar sa i përket lidhjes dhe kontakteve me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Kujtojmë që me datë 03.10.1019 ka patur midis dy institucioneve , Universitetit të Arteve dhe TOB një marrëveshje për të pasur këmbime dhe studentë të cilët do të ishin pjesë integrale të institucionit të TOB dhe do të luanin përkatësisht me instrumenta të ndryshëm, pse jo do të ishin dhe artistë që studiojnë për kanto pjesë e shfaqjeve të ndryshme.

Duke u nisur nga ky ngërc që ka filluar prej kohësh nën dijeninë time, studentët kanë nisur një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhes, në të cilën parashtrojnë këtë diskriminim nga politika institucionale.

Përmes kësaj letre ata kujtojnë marrëveshjen e vitit 2019 e cila është shkelur dhe TOB ka asgjësuar të gjitha kontaktet me studentët, me ata që janë pjesë integrale të instrumentave të ndryshëm, për të mos marrë pjesë në aktivitete apo shfaqje të ndryshme artistike që zhvillohen në TOB”.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco