FOTO/ Pluhuri SAHARIAN 'pushton' Tiranën

FOTO/ Pluhuri SAHARIAN 'pushton' Tiranën

11:27, 27/03/2024
A+ Aa A-

Ditën e sotme vendi është zgjuar me temperatura të nxehta ndonëse parashikimi i motit raporton për reshje shiu.

Mësohet se Shqipëria është "pushtuar" nga një fenomen, me erëra të forta nga Saharaja të cilat kanë sjellë edhe temperatura të nxehta që herët në mëngjes.

Për shkak të erërave të forta nga Saharaja në drejtim të veriut, pjesa jugore e Europës pritet të mbulohet nga sasi të mëdha pluhuri, ndërsa zonat që pritet të goditen me fortë janë Malta, Greqia si edhe Italia e jugut.

Sipas hartës të publikuar nga stacionet meteorologjike në rajon, i gjithë vendi do të mbulohet nga pluhuri, por trashësia do të jetë më e madhe në zonën e Lezhës për shkak edhe të relievit gjeografik të zonës.

Po ashtu, pluhuri saharian do të shtrihet edhe përgjatë bregdetit të jugut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco