SYRI TV/ 26 familje në protestë, projekti i Portit u shemb banesat

18:15, 26/03/2024
A+ Aa A-

26 familje në Vlorë janë ngritur në protestë pasi Bashkia u ka kërkuar të lirojnë banesat e tyre për t’i hapur rrugë projektit që lidh rrugën Transballkanike me Portin e Vlorës. Ata kërkojnë rimbursim përpara lirimit të objekteve, teksa ngrenë dyshime se objektet nuk po prishen vetem për rrugen, por edhe për leje ndërtimi abuzive.

Bashkia e Vlorës u ka kërkuar 26 familjeve të lirojnë shtëpite e tyre për t’i hapur rrugë projektit që lidh rrugën Transballkanike me Portin e Vlorës. Banorët e lagjes 1 maji kanë kundërshtuar VKM-në e miratuar me 17 janar të këtij viti për shpronësimin e banesave të tyre, teksa kërkojnë rimbursim përpara lirimit të objekteve. Mes të tjerash ata kanë ngritur dyshimet se objektet nuk po prishen vetëm për rrugën, por edhe për leje ndërtimi abuzive.

Zyrtarisht Bashkia e Vlorës sqaroi se projekti është miratuar 3 vite më parë, ndërsa deri më tani kanë aplikuar për kompensim vetëm 7 subjekte nga 50 në total. Fondi i shpronësimit të miratuar është rreth 182 milionë lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco