SYRI TV/ Zjarri shkrumbon banesën në Shkopet, shkak një shkëndijë elektrike

13:52, 25/03/2024
A+ Aa A-

Shkrumbohet nga zjarri banesa e  dëmtuar nga tërmeti i pesë viteve më parë, ku banonin dy të moshuarit Gjergj dhe Dile Kola në fshatin Shkopet të Kurbinit. Zjarri ra gjatë natës dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Çifti i të moshuarve ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa nga zjarri janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Nga SYRI TV

Një shtëpi u përfshi nga flakët, mbrëmjen e kaluar në fshatin Shkopet të Kurbinit. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ka qenë çifti i të moshuarve Gjergj e Dila Kola. 
Ka qenë e zonja e shtëpisë, Dila Kola, e cila është zgjuar për të marrë ilaçet, teksa ka parë edhe flakët e zjarrit duke arritur të dalin pa pësuar asnjë lëndim. Pas njoftimit, zjarrfiksja e Kurbinit ka shkuar në banesën familjes Kola duke bërë të mundur izolimin e plotë të zjarrit. 

Nga konstatimet e para dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Çifti i të moshuarve tregon sesi arriti të shpëtonte nga flakët e zjarrit që përfshiu banesën.
Shtabi i emergjencave civile në bashkinë Kurbin ka shkuar tek banesa e familjes Kola për të konstatuar dëmet e shkaktuara si dhe për të gjetur një zgjidhje për strehimin e te moshuarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco