Shpopullohet fshati Sarasel në Gramsh/ Nga 80 familje dikur, sot jetojnë rreth 30 persona, moshë e tretë

09:48, 25/03/2024
A+ Aa A-

"Këtu smund të jetohet më,ska as rrugë,as ujë,as investime,as qendër shëndetësore e as shkollë.Të rinjtë janë larguar të gjithë,në fshat kanë ngelur vetëm pleqtë", shprehen banorët.

Shpopullimi është kthyer në një fenomen shqetësuar kohët e fundit,ku peshën më të madhe të lagimit të popullsisë po e ndjejnë kryesisht fshatrat e thellë. Fshati Sarasel, në kufi me Njësinë Administrative Lumas dhe pjesë e bashkisë Gramsh,është fshati ku sot kanë ngelur vetëm 30 persona, nga 80 familje që jetonin në këtë fshat vite më parë.

Siç shihet edhe nga pamjet filmike, në këtë fshat sheh shtëpi të kyçura, toka të papunuara dhe në rrugët e tij plotë baltë  është vështirë të gjesh njerëz në rrugë. Siç pohojnë edhe vetë banorët, aktualisht në këtë fshat jetojnë vetëm pak familje dhe në to kanë ngelur vetëm mosha e tretë pasi të rinjtë e këtij fshati janë larguar thuajse të gjithë.

Rrugët si në mesjetë dhe larg çdo standarti minimal, nuk kanë njohur asnjëherë asnjë investim nga ana e pushtetit vendor, ndërsa-siç shprehen edhe vetë banorët e zonës, në këtë fshat prej shumë vitesh tashmë mungojnë edhe ceremonitë martesore pasi askush nuk dëshiron të martoje fëmijët në atë zonë të harruar. Shpopullimi i fshatit dhe largimi i të rinjve ka bërë që bujqësia e cila siguronte të ardhurat e këtyre familjeve të braktiset dhe si pasojë shumica e tokave në këtë zonë janë lënë djerrë.  

"Jetesa është shumë e vështirë, këtu është për të ikur natën, nuk ka rrugëzgjidhje tjetër. Bëhen a s'bëhen rreth 30 veta në fshat dhe ata janë dyshe-dyshe, pleqëri. S’ka ngelur më asnjë i ri në fshat, kush vjen rri dy ditë sa për të takuar prindëtit dhe ikën, i detyrojnë kushtet për të ikur nga ky fshat”, shprehen banorët.

Përpos të gjitha problematikave që ka ky fshat, më kryesoret mbeten mungesa e ujit të pijshëm e rrugëve, mungesa e një qendre shëndetësore dhe mbyllja e shkollës fillore.

Për këto arsye,të sëmurët por edhe ata pak fëmijë që kanë ngelur janë të detyruar të shkojnë në fshatin Lumas, si për të marrë ndihmë mjekësore ashtu edhe për tu arsimuar.

"Shkolla në fshat është mbyllur prej vitesh,fëmijët venë në fshatin Lumas të Beratit. Këtu nuk ka as rrugë, as investime, as ujë të pijshëm. Jetesa është bërë e vështirë për arsye të rrugës, ato pak prodhime që bëjmë nuk kemi me çfarë ti transportojmë, një sëmundje të kemi e transportojmë të sëmurin me kafshë deri në Lumas pasi Gramshin e kemi shumë larg", thanë banorët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco