Fronti i ftohtë nga Europa veriore sjell shi, stuhi dhe borë

Fronti i ftohtë nga Europa veriore sjell shi, stuhi dhe borë

07:23, 25/03/2024
A+ Aa A-

Një front i ftohtë nga Europa veriore po përshkon Mesdheun duke sjellë reshje shiu, stuhi dhe reshje bore në zonat malore.

E hënë, 25 mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare reshje shiu me rrebeshe dhe reshje bore në zonën verilindore në pjesën e pare të ditës. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      3/11°C

- Zonat e ulëta       8/16°C

- Zonat bregdetare 10/16°C

Kosovë

Kosova për dt. 25 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu dhe bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 1°C – 3°C në mëngjes deri në 10°C – 12°C gradë Celsius në mesditë.

E martë , 26 mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu, reshje bore në verilindje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (SE) me shpejtësi 12-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      4/13°C

- Zonat e ulëta       8/17°C

- Zonat bregdetare 10/19°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco