Lajmi i fundit

Vjedhjet me 5D të Veliajt/ Opozita sërish në protestë para Bashkisë së Tiranë

Mungesa e ilaçeve për astmatikët, Stafa: E kam çuar çështjen në gjykatë, askush nuk mban përgjegjësi. Shpresa e vetme për të sëmurët është Italia

Mungesa e ilaçeve për astmatikët, Stafa: E kam çuar çështjen në gjykatë, askush nuk mban përgjegjësi. Shpresa e vetme për të sëmurët është Italia

10:00, 23/02/2024
A+ Aa A-

Farmacisti Osman Stafa ka treguar situatën alarmante të mungesës së ilaçeve për personat e prekur me astmë. I ftuar në studion e “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Stafa rrëfen kalvarin e vuajtjeve të familjeve të cilat kanë pjesëtarë të prekur nga kjo lloj sëmundjeje, ku nga pamundësitë që ofron Shqipëria detyrohet të orientohen drejtë vendeve europiane me politika të mira shëndetësore.

“Kur kujtoj situatën që fëmijët aty, të vetmen mundësi për të shpëtuar, ose për të luftuar për jetën e tyre, kanë ilaçet dhe kur këto ilaçe mungojnë, ti çon kërkesa për informacion  dhe e çojnë topin sa nga njëra fushë në fushën tjetër të përgjegjësisë, ti kupton që këtu nuk i plas njeriu për ata të cilët janë në nevojë. Mjer atij që i bije halli dhe zoti na shpëtoftë në të gjitha ato situata që ne gjendemi sepse po të jetë për sistemin, të pakten për ata fëmijë atje, e them me keqardhje sepse nuk kanë shanse.

Diagnostifikohen fëmijë të vegjël me sëmundje të rënda dhe gjëja e parë për ata familje që kanë mundësi largohen menjëherë nga Shqipëria. Këtë ua japin këshillë mjekët e të gjithë. U thonë ‘largohuni e shkoni drejtë Italisë’, e cila është bërë një lloj parajse për këtë lloj kategorie shëndetësore sepse ka realisht politika shumë të mirë shëndetësore që kanë rezultuar pozitive. Ndërkohë këtu mbesin të gjithë ata që janë me mundësi ekonomike shumë të vogla, që do  i duhet të shesin lopën, tokën etj për të mbajtur fëmijën në jetë me ilaçe e çdo gjë tjetër.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco