Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmijë tjetër i mbytur

SYRI TV/ Lezhë, lagjja 'Nënë Tereza' pa ujë, banorët: Vjen vetëm një herë në ditë

13:19, 22/02/2024
A+ Aa A-

Uji i pijshëm është kthyer në sfidë për banorët e lagjes “Nënë Tereza” në Lezhë. Ata shprehen se kanë vetëm një orë ujë në ditë, ndërsa për të plotësuar nevojat e tyre detyrohen që ta blejnë.

Nga SYRI TV

Lagjja “Nënë Tereza” në Lezhë vuan mungesën e ujit të pijshëm. Banorët shprehen se kanë vetëm 1 orë në ditë furnizim me ujë, ndërsa detyrohen ta blejnë atë.

Pavarësisht ngritjes së problematikës nëpër institucione, nuk është marrë asnjë masë konkrete. Në këto kushte banorët janë të detyruar ta blejnë atë duke rritur kostot e tyre të jetesës.

Sipas banorëve situata më e vështirë bëhet gjatë stinës verës, kur nevojat për konsum janë shumë herë më të larta.

Me gjithë premtimet e herëpashershme për furnizim ujë 24 orë, ujësjellësi Lezhë ende nuk ka konkretizuar asnjë projekt në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco