ARRSH njofton: Reshje dëbore në zonat malore

ARRSH njofton: Reshje dëbore në zonat malore

22:58, 22/12/2023
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore të vendit.

Autoritetet Rrugor Shqiptar njofton se në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec dhe në Bogë-Theth ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.

Borëpastrueset janë në aksion për zhbollikimin e rrugëve nga reshjet.

Nga ana tjetër, ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco