E enjte - e premte, priten shira, stuhi dhe reshje bore

E enjte - e premte, priten shira, stuhi dhe reshje bore

07:35, 14/12/2023
A+ Aa A-

Një front i ftohtë nga Atlantiku po përshkon europën qëndrore ku presim reshje shiu me stuhi në brigjet e Adriatikut perëndimor.

E enjte, 14 dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi fillimisht në veri, në mesditë reshje të shoqëruar me shkarkesa elektrike do të prekin zonën qëndrore dhe jugun e vendit. Era do të fryjë me drejtim juglindje  (SE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      5/12°C

- Zonat e ulëta       11/19°C

- Zonat bregdetare 12/19°C

Kosovë

Kosova për dt. 14 Dhjetor 2023 do të ketë vranësira reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 3°C – 5°C në mëngjes deri në 10°C – 16°C gradë Celsius në mesditë.

E premte, 15 dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në veriperëndim në pjesën e parë të ditës. Reshje bore në verilindje, juglindje. Era do të fryjë me drejtim verilindje  (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      2/9°C

- Zonat e ulëta       5/13°C

- Zonat bregdetare 7/14°C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco