Një gazetar shqiptar zgjidhet në krye të Shoqatës së Gazetarëve botërorë në Gjenevë

Një gazetar shqiptar zgjidhet në krye të Shoqatës së Gazetarëve botërorë në Gjenevë

14:09, 08/12/2023
A+ Aa A-

Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (The Foreign Press Association in Sëitzerland and Liechtenstein) me seli ne Gjenevë në Asamblenese e Përgjithshme mbajtur mbrëmë ka zgjedhur kryesinë e re. Ne krye te kesaj shoqate nderkombëtare eshte zgjedhur edhe gazatari shqiptar Nefail Maliqi i cili drejton gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch. President i shoqates ne fjalë eshte zgjedhur z. Jean Musy.

Kjo shoqatë e cila vepron prej 94 vitesh, numëron rreth 120 gazetarë nga e gjithë bota, ka bërë një përzgjedhje historike pasi është hera e parë që një gazetar shqiptar vendoset në kryesinë e saj.

Nefail Maliqi, qe njihet si nje militant i fjalës së lire, gjatë intervistave për mediat zvicerane ka deklaruar se “ky është një sukses jo vetëm i imi, por ne përgjithësi i gazetarisë shqiptare, ku në kryesinë e një shoqate ndërkombëtare zgjidhet një gazetar nga Ballkani”.

Në eksperiencën e tij 25 vjeçare ai ka punuar si korrespondente nga selia e OKB-së për disa media prestigjioze si për BBC, Deutsche Ëelle, The Geneva Post, Top Channel, Bota Sot, Tribune de Geneve, ATSH, Presheva Jonë dhe tash se fundit për gazetën zvicereane Le Canton27.ch

APES konsiderohet jo vetem zëdhënese e demokracise dhe tolerances se Zvicres, por edhe e 12 organanizatave nderkombetare te OKB-se (HCR, CDH, OIM, ICRC, ILO, OMPI, ITU, UNICEF, UNESCO  etj… )

Shoqata e Shtypit të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn, ( APES –The Foreign Press Association in Sëitzerland and Liechtenstein) e themeluar në vitin 1928 në Gjenevë. Aktualisht ka më shumë se 120 anëtarë aktivë, korrespondentë nga agjencitë dhe mediat më prestigjioze boterore (gazeta, revista, stacione televizive dhe radio) nga më shumë se 70 vende. Shumica dërrmuese e anëtarëve të APES ku pjesa dermuese janë të vendosura në OKB dhe Komiteti i tij mban kontakte të përhershme me autoritetet zyrtare zvicerane ne Berne (DFAE) dhe të huaja, organizatat ndërkombëtare, OJQ-të, si dhe me misione të shumta diplomatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco