Do të bëni pushime dimërore? Ja vendet ku mund të shijoni pushimet më të mira

Do të bëni pushime dimërore? Ja vendet ku mund të shijoni pushimet më të mira

15:59, 25/11/2023
A+ Aa A-

Zermatt, Zvicër

I vendosur në majën e Matterhorn , Zermatt në Zvicër është një vend përrallor.

Fshati është i përbërë nga shtëpiza të stolisura, vezulluese, duke krijuar kështu një mjedis piktoresk të përsosur për një pushim Krishtlindjesh. Të apasionuarit pas skive mund të shijojnë mbi 360 kilometra pista të të gjitha niveleve të vështirësisë.

Image

Një aventurë që nuk duhet të humbisini është të merrni trenin për në Gornergrat.

Image

Hekurudha më e lartë i çon pasagjerët direkt nga stacioni Zermatt (1620 m) në majën e Gornergrat (3089 m), 365 ditë të vitit. Itinerari zgjat 33 minuta.

Chamonix-Mont-Blanc, Francë

Image

Për ata që kërkojnë një përzierje të përsosur të skijimit,adrenalinës dhe elegancës së sofistikuar, Chamonix-Mont-Blanc në Francë është vendi i përsosur. Chamonix ofron një shumëllojshmëri pistash të përshtatshme për skiatorë të të gjitha niveleve.

Teleferiku Aiguille du Midi ofron mundësinë për një udhëtim emocionues në majën e malit, duke ofruar një pamje spektakolare të Alpeve Franceze .

Chamonix është zbukuruar me dritat festive, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse.

Kitzbühel, Austri

Image

Ky qytet historik, me rrugët e tij me kalldrëm dhe arkitekturën mesjetare, shndërrohet në një parajsë festive gjatë sezonit të festave.

Resorti i skive Kitzbühel-Kirchberg ofron mbi 230 kilometra pista për skiatorë. Kitzbühel është një nga atraksionet kryesore, që ofron ushqime tradicionale.

Courchevel, Francë

Image

Për ata që preferojnë një eksperiencë luksoze dhe magjepsëse të skijimit, Courchevel në Alpet Franceze është destinacioni i duhur. Këtu do të gjeni gjithçka, duke nisur nga restorantet tek butiqet luksoze.

Image

Destinacionet e skive ofrojnë një gamë të gjerë përvojash, pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për sharmin klasik alpin të Zermatt , elegancën e sofistikuar të Chamonix-Mont-Blanc , bukurinë e përjetshme të Kitzbühel ose luksin e Courchevel , çdo destinacion premton një festë të paharrueshme Krishtlindjesh plot emocione, pista, magji festive dhe ngrohtësinë e një arratisjeje dimërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco