KAFE SHQETO/ Masakra mjedisore nga kompania Kurum, juristi: Gjendja alarmante! Kemi hartuar një peticion!

10:06, 21/11/2023
A+ Aa A-

Qytetarë dhe aktivistë kanë protestuar para bashkisë së Elbasanit pas katastrofës mjedisore të shkaktuar nga djegia e skrapit në kompaninë Kurum.

Qytetarët akuzuan bashkinë e drejtuar nga Gledian Llatja, se u është nënshtruar kompanive private, të cilat vënë në rrezik jetën e fëmijëve në këtë qytet.

Me pankarta në duar kundër ndotjes nga kompania Kurum, qytetarët kërkuan nga bashkia Elbasan të marrë masa urgjente për të treguar nivelet e ndotjes në qytet.

Për të folur për këtë katastrofë në këtë qytet që ka pasojë të rënda në shëndetin e njerëzve ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, në SYRI.TV, aktivisti dhe juristi i këtij qyteti, Gentjan Sejrani.

Sejrani u shpreh se situata është alarmante dhe se me anë të një peticioni do ti kërkojnë bashkisë së Elbasanit por dhe Agjencisë Mjedisore që të merren masat e duhura që kjo katastrofë të minimizohet.

Serjani: Më vjen mirë që ditën e shtunë dhe pse është një ditë pushimi ndoshta pasi kanë marrë dhe një informacion nga shoqëria civile pamë që u mblodh u bë një takim miqësor e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të pozitës të opozitës, jo opozitës de facto, po e opozitës de jure dhe që diskutuan për gri axhendën, pra për agjendën gri të qytetit tonë.

Në fakt ata e kanë mundësi ta ngrënë këtë shqetësim në Këshillin Bashkiak. Ne do ta kemi dhe si synim tonin të shkojmë në Këshill Bashkiak ta ngrejmë si shqetësim këtë gjë pasi ky është një shqetësim i yni që është akoma në nivele të larta, ndotja. Ne do të shkojmë atje do të çojmë një peticion që do të firmoset nga qytetarët e Elbasanit, që qytetarët e Elbasanit të bëhen aktiv përmes këtij peticioni dhe që ata të japin shqetësimin e tyre përmes firmosjes së këtij peticioni dhe ne të jemi aty për të kërkuar aty se çfarë duam të përmisojmë në qytetin tonë.

KAFE SHQETO: Çfarë do t'i kërkoni konkretisht? Çfarë kërkoni nga pushteti lokal përmes një peticioni të tillë?

Serjani: Marrjen masave për uljen e ndotjes fillimisht. Se ne e pamë në kompaninë e Kurumit, zgjati tre ditë zjarri. Nëse do të kishin qenë vetëm mbetje metali nuk do të kishte pasur tre ditë zjarrë. Por aty bëhet dhe mbledhja e mbetjeve të tjera që tregoi qartazi që ishin mbetje të tjera që ishin mbetje plastike të tjera që bëri që zjarri të zgjaste tre ditë dhe pamundësinë e fikjes së zjarrit. Gjithashtu dhe pse pati shi prapë nuk u fik zjarri. Ne do t’i themi pushtetit lokal, por jo vetëm pushtetit lokal por edhe Agjencisë Rajonale të Mjedisit që të kryjë kontrolle për të parë se çfarë pozicionohet në këtë kompani. Më pas ne do të kërkojmë që të merren masa përsa i përket filtrave. Ne para disa vitesh shpallëm emergjencë mjedisore në qytetin tonë dhe u pa se nga ana e kompanive industriale përdoren filtra. Por në të vërtetë ne shohim qartazi se gjatë ditës përdoren filtra kurse natën kur fillon dhe përdorimi i mjeteve në 100% të tyre shohim se nuk ka përdorim të filtrave. Ne do të kërkojmë që ata të jenë më korrekt përsa i përket inspektimit të këtyre kompanive kur bëhet fjalë për përdorim e filtrave dhe për të shmangur aq sa mundet ndotjen e ajrit në qytetin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco