Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Bien temperaturat, ftohet moti

Bien temperaturat, ftohet moti

08:32, 16/11/2023
A+ Aa A-

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat me rënie Europa Juglindore po ndikohet nga presion i lartë dhe masa ajri kontinentale duke sjellë përmirësim të shkurtër të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë. 

E enjte, 16 nëntor 2023

Në  vendin tonë moti jetë me kthjellime dhe vranësira  mesatare pasdite. Era do te me drejtim Veri-lindje (NE) me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 6/15°C
Zonat e ulëta 10 /19°C
Zonat bregdetare 12/20°C

Kosovë

Kosova për dt. 16 Nëntor 2023 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C – 6°C  në mëngjes deri në 11°C - 13°C gradë Celcius në mesditë.

E premte, 17 nëntor 2023

Në  vendin tonë moti jetë me vranësira dhe reshje shiu të cilat do të intesifikohen me stuhi pasdite në zonën veriore qëndrore, në mesnatë reshjet do të zhvendosen në lindje. Era do te me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi  15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 8/14°C
Zonat e ulëta 12 /21°C
Zonat bregdetare 16/22°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco