SYRI TV/ Rrjeti i amortizuar prej vitesh, energji me ndërprerje për 1000 banorë të Ravonikut në Korçë

12:49, 09/11/2023
A+ Aa A-

Stina e dimrit kthen makthin e mungesës së energjisë elektrike në Korçë. Banorët e fshatit Ravonik shprehen se rrjeti i amortizuar dhe i painvestuar prej vitesh, i lë për ditë të tëra për energji rreth 1000 banorë, sa herë që ka reshje apo stuhi shiu dhe ere.

Nga SYRI TV

Fshati Ravonik edhe pse shumë pranë qytetit të  Korçës është ndër fshatrat i cili përballet me shkëputje të energjisë elektrike. Banorët përballen me këtë situatë sapo fillojnë rreshjet e shiut apo erërat në juglindje.

Edhe pse një situatë e mbartur prej vitesh, banorët e zonës gjithmonë kanë bërë ankesa dhe kërkesa për këtë problematike, por nga ana e institucioneve gjithmonë u është premtuar zgjidhje. Duket se këto premtime bëhen zakonisht në fushata elektorale.

Shpeshherë thonë banorët, shkëputja e energjisë dhe ndryshimi i tensionit ka sjellë edhe djegien e pajisjeve ekektro-shtëpiake. Tensioni i ulët sjell edhe mospërdorimin e pajisjeve elektro-shtëpiake.

Tashmë po afron dimri dhe janë rreth  1000 banorë të këtij  fshati i cili kërkon zgjidhje të menjëhershme të situatës duke ndërhyrë institucionet përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco