VIDEO-SYRI TV/ Gjendet braktisur në bodrum foshnja në Yzberisht, banorët dëgjuan të qarat

16:12, 08/11/2023
A+ Aa A-

Një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur mesditën e së mërkurës brenda ambienteve të një garazhi në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Ka qenë një banor i zonës i cili ka dëgjuar foshnjën duke qarë dhe ka lajmëruar policinë. Menjëherë është transportuar në pediatri dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar për jetën, teksa nuk ka asnjë gjurmë të identitetit të prindërve të foshnjës apo personave që e braktisën.

Nga SYRI TV

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e së mërkurës në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Sipas informacioneve foshnja ka qëndruar e braktisur në këtë garazh për disa orë. Ka qenë një banor i pallatit i cili ka dëgjuar të qarat e foshnjës dhe ka lajmëruar policinë, menjëherë sapo efektivët kanë mbërritur në garazh e kanë gjetur foshnjën pak metra më tutje nga hyrja e garazhit të mbështjellë me një batanije dhe ende duke qarë.

Më pas foshnja është transportuar në urgjencën e pediatrisë aty ku menjëherë është marrë nën kujdesin e mjekëve të cilët sipas burimeve thanë se fillimisht ka pasur disa probleme për shkak të temperaturave të ulëta, por tashmë fatmirësisht foshnja e cila është e porsalindur është në gjendje të stabilizuar.

Grupi hetimor I cili po merret me çështjen thotë se ende nuk ka rënë në gjurmët e personit që ka braktisur foshnjën, por priten verifikimet e kamerave të sigurisë në zonë që do të zbardhin detajet dhe itinerarin e ngjarjes.

Ndërkohë edhe në pediatri e maternitet ka nisur një verifikim nëse fëmija është apo jo I regjistruar pasi rezulton që është I porsalindur, çka do të ndihmonte në zbardhjen e identitetit të prindërve të foshnjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco