SYRI TV/ Nis dëbora në Kukës, çobanët me bagëti në male e përjetojnë të parët

14:37, 04/11/2023
A+ Aa A-

Shumë banorë të Kukësit janë gjendur në stanet e bjeshkëve teksa kanë filluar reshjet e para të dëborës. Çobani Ekrem Onuzi po kulloste mbi 200 bagëti në bjeshkët e Sasatit, teksa dëbora kishte nisur të zbardhte malin e Gjallicës. 

Nga SYRI TV

Reshjet e dëborës të rëna në disa zona malore gjatë paradites së kësaj të shtune kanë zënë shumë banorë të Kukësit në stanet e bjeshkëve. Një rast i tillë ka ndodhur në stanet e malit të Gjallicës, ku çobani Ekrem Onuzi në bjeshkët e Sasatit po kulloste mbi 200 bagëti, teksa filluan reshjet e dëborës.

Çobani thotë se kullotat e pasura janë arsyeja e qëndrimit në bjeshkët e larta pavarësisht vështirësive dhe kushteve meterologjike.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco