VIDEO-SYRI TV/ Rritje me 20% e rasteve me kancer gjiri, Çeliku: Më e prekur grupmosha 50-70 vjeç

17:39, 01/11/2023
A+ Aa A-

Me 20% është rritur numri i pacientëve të prekur me kancer gjiri në vendin tonë 10 vitet e fundit. Këtë vit rastet e reja me kancer gjiri kanë shkuar në mbi 700, ndërsa Shefja e Shërbimit Onkologjik thotë se sëmundja evidentohet më së shumti tek grupmoshat 50-70 vjeç. Specialistët e shëndetit apelojnë që kontrollet të kryhen jo vetëm gjatë muajit Tetor, por përgjatë gjithë vitit.

Nga Fjona Çela-SYRI TV

Numri i pacientëve të prekur me kancer gjiri në vendin tonë 10 vitet e fundit ka shënuar rritje me 20%. Vitet e mëparshme rastet e reja me kancer gjiri kanë qenë rreth 500, ndërsa tashmë shifra ka shkuar në mbi 700. Shefja e Shërbimit Onkologjik Silvana Çeliku tregon se kjo sëmundje evidentohet më së shumti tek grupmoshat 50-70 vjeç, megjithatë edhe grupmoshat më të reja nuk mbeten pas.

Apeli i specialistëve të shëndetit është që kontrollet të kryhen jo vetëm gjatë muajit Tetor, por përgjatë gjithë vitit, pasi diagnostikimi në kohë shpëton jetë.

Sipas të dhënave 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer të gjirit përgjatë jetës. Aktualisht kanceri i gjirit është sëmundja e dytë më e përhapur pas sëmundjeve kardiovaskulare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco