Parashikimii motit për ditën e nesërme, e enjte 26 tetor

Parashikimii motit për ditën e nesërme, e enjte 26 tetor

13:06, 25/10/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak:  Për ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme por me një përmirësim të lehtë.

Moti parashikohet me vranësira deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht përgjatë ultësirës perëndimore deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve afatshkurtër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtesi deri në 12-14 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 21°C

në zonat e ulëta 10 deri 25°C

në zonat bregdetare 13 deri 23°C

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco