KAFE  SHQETO/ Abuzimi me shitjen e barnave, flet  Presidentja e ‘Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë’

KAFE SHQETO/ Abuzimi me shitjen e barnave, flet Presidentja e ‘Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë’

10:45, 23/10/2023
A+ Aa A-

Presidentja e ‘Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë’, Diana Toma ishte e thirrur në emisionin e mëngjesit, KAFE SHQETO për të folur për kontabandën e ilaçeve, i cili është kthyer në një fenomen shqetësues për vendin tonë.

Toma radhiti arsyet pse ky fenomen ndodh duke treguar dhe se si largimi i përfaqësive që i kishim dhe që ishte luks për tregun tonë farmaceutik ti kishim, u larguan për interesa politike.

Zonja Toma e nisi intervistën e saj duke iu përgjigjur pyetjes se kush e bën abuzimin: janë depot farmaceutike, spitalet apo farmacitë dhe nëse ndihet e sulmuar, për të cilën tha:

'Nuk është problem të nxjerrim se cili nga nyjete sistemit farmaceutik janë në sulm, nëse janë depot, nëse janë farmacitë ajo çfarë dallohet qartazi është problemi në të funksionuari e sistemit farmaceutik dhe fatkeqësisht për rastin konkret që ju i referoheni bëhet fjalë për keqfurnizim të tregut për gjetje te formave të tjera veç asaj të ligjshmës e cila e lë të uritur tregun farmaceutik për të futur barna e që më pas në varësi të personave që janë përfshirë në këtë veprimtari e cila për hir së të vërtetës është e paligjshme, pavarësisht qëllimit pse bëhet goditën qoftë importuesit, qoftë ata që shpërndajnë me pakicë që janë farmacistët. Kemi 30 vjet që dënojmë u kap, u sekuestrua, u dënua. A ka zgjidhur noj problematike se masa ndëshkimoret janë për të zgjidhur. Fakti që sapo vjen dhe po rëndohet situata e futjes në mënyrë ilegale të barnave tregon se ne këtu kemi mungesë aq të madhe sa njerëzit marrin parasysh këtë lloj rreziku për të plotësuar kërkesat.

KAFE SHQETO: Ku e kanë origjinën të gjithë këto problematika? A nuk janë masat e duhura të marra nga qeveria për të gjiëth ata mjekë apo farmacist që kryejnë shkelje të tilla?

Toma: Nuk rregullohet tregu me ndëshkime. Ndëshkimet janë pjesë e kuadrit ligjor dhe futen në funksionim kur gjithçka është kordinuar në bazë të ligjit, është zbatuar saktë në bazë të ligjit, çdo sistem ka përmbushur detyrimet që ka dhe pastaj ata që i shkelin për një aryse apo për një tjetër ndëshkohen. Por ne jemi krejt në një situtatë të mbrapshtë. Dua të them në mënyrë të përmbledhur disa shkaqet nga mungesa e barnave, sepse ne ngremë apo bëhen mediatike kryesisht, mungesa e barnave spitalor. Por po të krahasosh numrin e pacientëve spitalor me ata që janë ambulator, ambulatori është dominues, pavarësisht se gjendjet më të rënda janë në spital, pra mungesa e barit shikohet si te ai që është ambulator si tek ai që është spitalor. Mungesa e barit nuk është rastësore. Mungesa e barit në spitale është si pasojë e mungesës së fondeve në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe keqmenaxhimit dhe të atyre fondeve që janë duke mos pasur prioritet në furnizim apo duke mos gjetur format të tjera për të përfituar sasi barnash më të madhe me sasinë e lekëvë që investohet. Nga ana tjetër po ti hedhësh sytë nga ligji pjesa e barit deri diku është e rregulluar nga ana e legjislacionit megjithatë ai ligj parashikon rregulla dhe metoda a thua se ne jemi një treg i madh me një interes të tërë botës farmaceutike për të ardhur dhe për të zbarkuar në Shqipëri.

Por ne treguam se për interesa politike dhe ato Përfaqësi që i kishim dhe që ishte luks për tregun tonë farmaceutik t'i kishim, se tregonin një stabilitet të këtij tregu, ne dhe ato pas 2014 me një formë me një tjetër ne bëm ç'mos t'i përzinim gjoja, gjoja, nën pretendimin e kërkesës për çmime të ulta. Po mirë unë si qytetare, unë si taksapaguese a nuk kam të drejtë t'i them shtetit kush je  ti që bën pazar me shëndetin tim lidhur nëse bari është 2 lek më i shtrenjtë apo 2 lek më i lirë.

E jo nën petkun e mbrojtës së interesave publike të shëndetit, nën petkun e zbatimit të një ligji evropian ne jemi katandisur sot që vuajmë për mungesën e barnave në treg. Arsye tjetër është korrupsioni ose interesat korruptive. Përmenda largimin e përfaqësive po sot po të dojë një kompani gjenerike të vij të rregistrohet nëse e merr vesh historikun e largimit të përfaqësive po patjetër kthehet në një vend të padëshirueshëm. Dua të saktësoj se përfaqësitë nuk kishin noj interes të ishin në Shqipëri, donin thjesht të ishin në listën e vendeve ku ato të ushtrojnë veprimtarinë të ishte dhe vendi ynë, ndërsa interesi e drejtpërdrejtë e kishim ne.

KAFE SHQETO: Besoj se kjo ka ndodhur rreth periudhës kur pati disa vendime të çuditshme nga ana e ish-ministrit të shëndetësisë zoti Ilir Beqaj, që të jemi pak më konkret?

Toma: E në vijueshmëri.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco