KAFE SHQETO/ Mjeku plas 'bombën': Beqja shkatërroi tregun farmaceutik

09:57, 23/10/2023
A+ Aa A-

Abuzimi me shitjen e barnave është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë. Vetëm pak ditë më parë u bë publik rasti sesi shefja e shërbimit spitalor dhe kryeinfermierja e spitalit të Tepelenës, shisnin  ilaçet e spitalit në mënyrë private duke përvetësuar pagesat.

Ky realitet cenues i shërbimit shëndetësor është paralajmëruar prej vitesh nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë. 

Dhe për të folur për këtë fenomen kaq shqetësues ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, në SYRI.TV, mjeku nefrolog, Besnik Jakaj, i cili gjatë intervistës bëri deklaratën 'bombë' për ish-ministrin e Shëndëtesisë, Ilir Beqaj, i cili sipas tij ka shkatërruar tregun farmaceutik për interesa klienteliste. 

Jakaj: Kanë bërë ndryshime ligjore, nominalisht zoti Beqaj në bashkëpunim me ish-drejtorin e Agjencisë së Barnave në mënyrë që- unë e shumë profesionistë të tjerë e kuptojmë specifikisht- në mënyrë klienteliste, kriminale, për t’iu shërbyer dy- tre kompanive, duke shkatërruar tregun farmaceutik.

KAFE SHQETO: Më lejo të bëj një saktësim kur thua një term kaq sensual se kanë shkatërruar tregun farmaceutik tingëllon pak sterile, ndërsa kur thua po lenë shqiptarët të vdesin për ilaçe është pak më konkrete.

Jakaj: OK, është e vërtetë por në terma konkretë ne japim gjithë argumentat, por ndoshta shpeshherë është e pakuptueshme se është gjuhë profesionale, specifike. Ndryshimet ligjore i hapën rrugë importit paralel. Larguan kompanitë multinacionale të mëdha me barna origjinatore dhe për pasojë u varfërua tregu farmaceutik dhe kaluam në barna jocilësore të orientuar në një grup njerëzish për t'i tregtuar, pra për arsye financiare dhe plas kontrabanda. Ju shikoni herë pas herë që në dy vite u kapën 120 milionë euro thuhet në një raport para disa kohësh. 120 milionë euro kontrabandë në dy vite që kapët vetëm në sasi shumë e vogël e kontrabandës, në gjitha fushat në botë. Para 3-4 ditësh kishim përsëri një grup të strukturuar të trafikimit të barnave kontrabandë, po ajo është nevojë e tregut dhe njërëzit kur i kërkon tregu është fiziologjike, nëse një gjë mungon në treg do të gjenden në forma të tjera.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco