Parashikimi i motit për të premten, 20 tetor 2023 Lumi Drino, Tepelenë

Parashikimi i motit për të premten, 20 tetor 2023

13:54, 19/10/2023
A+ Aa A-

SHMU njofton se të premten, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore jugperëndimore relativisht të thata dhe të ngrohta. 

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira kalimtare kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Gjithashtu nesër pritet edhe një rritje e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës për shkak të masave ajrore të ngrohta. 

Vlen për tu theksuar elementi i erës pasi ajo pritet të fryjë intensive dhe shpejtësi mesatare 3-12m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era bëhet tepër intensive dhe problematike dhe shpejtësi që arrin deri në 18-23m/s. Si rezultat i erës së fortë dallgëzimi në dete pritet të jetë tepër i lartë i forcës 5-7 ballë. 

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 28°C                                                                                                                                                          
në zonat e ulëta 14 deri 31°C                                                                                                                                                                 
në zonat bregdetare 17 deri 30°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco