KAFE SHQETO/ Vajzat braktisin shkollën, specialistja e arsimit radhit arsyet: Duhet të na shqetësojë!

KAFE SHQETO/ Vajzat braktisin shkollën, specialistja e arsimit radhit arsyet: Duhet të na shqetësojë!

10:52, 19/10/2023
A+ Aa A-

Insert: Braktisja e arsimit pas pandemisë është përkeqësuar ndjeshëm në vendin tonë, por ky fenomen po bëhet shqetësues tek femrat.

Gjatë vitit 2022 rreth 10% e vajzave në moshë shkollore nuk e ndjekin arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar. Në vitin 2014 ky tregues ishte më pak se 2%.

Për të folur për këtë çështje kaq madhore për shoqërinë shqiptare ishte e ftuar në KAFE SHQETO, specialistja e arsimit, Adriatike Lami. Lami radhiti disa nga arsyet sepse kjo shifër është më e madhe tek vajzat dhe sepse kjo shifër duhe të na shqetësojë.

Lami: Për mua shifrat janë të pritshme situata e pandemisë veçanërisht sillte përpara sistemin arsimor vështirësi të natyrave të ndryshme. Unë kam ndjekur dhe zhvillimet përtej Shqipërisë dhe problematikat të kësaj natyre përpos halleve që kemi ne brenda janë të pritshme pas pandemisë. Ajo që për mua është suprizë është se shifrave e vajzave është më e madhe se shifra e djemve, sepse deri para disa vitesh janë djemtë ata që paraqesin problematika më të shumta përkundrejt dhe braktisjes shkollore. Ajo që duhet të dimë ne saktë është se çfarë kuptojmë me braktisje. Pra unë nuk do të quaja braktisje nëse njerëzit janë në emigrim dhe nuk janë në shkollë brenda territorit tonë por janë në shkollën diku tjetër. Braktisja shkollore nënkupton, braktisje të auditorit kur fëmija është në Shqipëri, në fshat në qytet dhe nuk shkon në shkollë, kur ai ka moshën për të qënë në shkollë. Megjithatë sado shifra të luhatet poshtë apo lart jam komplet e bindur që braktisja shkollore nga viti 2014 deri në momentin që ne flasim sigurisht që është rritur dhe kjo shifër nëse është më e madhe tek vajzat unë mendoj se një analizë më e thellë do të duhet të shiheshin arsyet dhe unë mendoj që dy nga aryet që e shtyjnë që kjo shifër është më e madhe, braktisja është në zona rurale, mund të jetë një element varfëria sikur thuhet në statistikën e INSTAT, mund të jenë dhe arsyet të tjera të cilat vijnë për shkak rritjes së një moshe të caktuar dhe kur kalon një moshë e caktuar vajzat nuk kanë dëshirë më për hir dhe të mentalitet të shkojnë në shkollë për ta mbaruar sistemin e detyrueshëm shkollor. Mendoj se është një shifër relativisht e lartë, është një shifër që kërkon analizë nga institucionet dhe është për t’u shqetësuar.

KAFE SHQETO: Nëse do të ishte në kapacitetin tuaj cila do të ishte ndërhyrja imediate që do të bënit për të rikthyer këto vajza në shkollë?

 Lami: Sigurisht që shteti ka detyrën dhe një detyrë imediate për ndërhyrjen e tij për braktisjen shkollore, sepse braktisja është ajo që ndikon jo vetëm tek individi por edhe tek shoqëria nesër. Pjesa më e madhe e braktisjes shkollore ndodh për shkak të dy arsyeje madhore që janë varfëria dhe mentaliteti. Që kjo shkon më tepër tek vajzat  është e dukshme dhe e ditshme aryeja se kur vajza arrin në një moshë të caktuar, prindërit në zona të caktuar e kanë më të vështirë për ta dërguar në shkollë e themi këtë me keqardhje sot sepse në një mënyrë tjetër  duket sikur ka kaluar por në fakt ndonëse vitet bëjnë të tyren dhe zhvillimi bën të tyrin unë mendoj se kjo është një nga arsyet që sot vazhdon akoma të ndikojë në braktisjen shkollore. Unë mendoj që është shumë emergjente se këto statistika të INSTAT dhe në forma të tjera shteti ka të drejtën dhe detyrimin për të pasur informacion më të plotë dhe më të thellë mbi këtë braktisje.

Unë duke qenë kaq vite brenda mekanizmave të sistemit arsimor di që është bërë një punë paralel me të tjerat për braktisjen shkollore të paktën në marrjen e informacionit për të ditur dhe për të ndërtuar më pas mekanizmin që të ndërhyhet. Mendoj se është e vështirë sepse ka gjëra që nuk ndryshohen në moment dhe nuk ndryshohen shpejt, shtuar kësaj dhe problemin e pandemisë të këtyre katër, pesë viteve të fundit mendoj që vështërsia do të shtohet dyfish. Jemi akoma në një fazë kur interferimi në sistemin arsimor varet shumë nga prindëri. Akoma nuk kemi gjetur mekanizmin e duhur se si ta detyrojmë prindërin për ta dërguar fëmijë e tij në shkollë. Ajo gjoba që përmëndëm unë mendoj se nuk do të jetë dhe për shumë kohë efikase, e para kur ajo nuk ka çfarë të paguajë dhe e dyta nëse nuk paguan nuk ka një hap tjetër që ta detyrojë atë prindër ligjërisht për ta dërguar fëminë në shkollë.

Nuk u përmend këtu dhe një arye tjetër që është shumë madhore, gjakmarrja. Gjakmarrja është një element tjetër , mendojmë se një pjesë e fëmijë që braktisin shkollën dhe më tepër vajzat janë fëmijët dhe familjet që kanë probleme me gjakmarrjen. Këtu mendoj se ndërhyrja e shteti do të ishte e mirë, e madhe, e duhur dhe mund të përfitonte ajo kategori fëmijësh që e duan shkollën por që kanë pamundësinë reale për të shkuar në shkollë. Të tjerat pastaj janë problematika që vijën me një zhvillim më të madh të shoqërisë dhe me një emancipim të familjes por edhe me një kosto goxha të madhe për shtetin për ta realizuar.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco